Shifrat, që kanë të bëjnë me sulmet kundër myslimanëve  vazhimisht po rriten por duket se reakcioni kundër tyre  nuk po ndryshon. Çdo sulm brutal i terroristëve në qytetet perëndimore shkakton rritje të sulmeve kundër myslimanëve, që jetojnë në qytetet e atjeshme.  Kështu ndodhi edhe me rastin e sulmeve të muajit nëntor në Paris, ku nga një grup terroristësh,  u vranë 130 njerëz.
Sipas burimeve të Shërbimit publik të Britanisë së Madhe, “TellMama”, një projekt që regjistron rastet e sulmeve fizike dhe verbale  kundër myslimanëve, bëhet e dirur  sulmet janë rritur 275 për qind, pas  vrasjeve  në Paris. Shumica e sulmeve është orientuar kundër femrave myslimane. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmet e tilla janë rritur rrufeshëm, sidomos pas sulmit të një çifti bashkëshortor në San Bernardino, në Kaliforni, ku u vranë 14 veta. Në të dyja vendet, në shënjestër të sulmeve kanë qenë xhamitë dhe dyqanet e myslimanëve, ndërsa sulmet verbale janë shprehur nëpër trena dhe autobusë.  Një femër myslimane me barrë, e mbulura me shami, është shtyrë në binarë para trenit, në San diego të Kalifornisë. ( Rachel Shabi, Al-Xhazira)
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				