Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Haradinaj: Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj përmes rrjetit social i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë të Kosovës me rastin e festës së Pashkëve.

“Shqiptarëve dhe të gjithë bashkëqytetarëve tjerë ortodoksë të Kosovës, si dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare të këtij besimi që punojnë në vendin tonë, për shumë mot Pashkët. Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës dhe na ofron mundësinë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndërmjet njerëzve. Me shëndet Pashkët ortodokse!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …