Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli viziton babanë e dëshmorit Xhevat Demaku në përvjetorin e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli viziton babanë e dëshmorit Xhevat Demaku në përvjetorin e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen e dëshmorit Xhevat Demaku në 19 vjetorin e tij. Gjatë vizitës në fshatin Abri, Veseli është pritur nga Haxhi Demaku, babai i heroit Xhavit Demaku i cili po ashtu gjithë djemtë e tij i kishte pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mbrëmë isha për vizitë në familjen Demaku në Abri, në përvjetorin e rënies së heroit të UÇK-së, Xhevat Demaku. Me bacën Haxhi, ndamë së bashku kujtimet për ditët e rënda të pranverës së vitit 1999, kur e gjithë Kosova mes jetës e vdekjes po luftonte për liri. Ato ditë, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në frontet e betejave. Në luftimet e 7 prillit do të bie dëshmor Xhevat Demaku, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Dhimbja ishte e madhe për bacën Haxhi e nënën Qamile, por edhe më e madhe forca shpirtërore për t’u dhënë vullnet djemëve të tjerë e shokëve të tyre për të vazhduar luftën e lavdishme të UÇK-së deri në çlirim. Falë kësaj force shpirtërore ne ja dolëm”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano: Takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit, dështoi pasi palët nuk ishin të gatshme për kompromis

Pas një takimi disa muajsh në Bruksel për çështjen e dinarit, Bashkimi Evropian njoftoi se …