Alarmante: Mërgimtarët zgjedhin rrugët e Serbisë për të ardhur në Kosovë

Me rastin e festave të fundvitit, një numër i madh
i mërgimtarëve po kthehen në Kosovë. Për fat të keq, pjesa dërrmuese e tyre po
zgjedh Serbinë për të hyrë në territorin e Kosovës. Pavarësisht raportimeve për
maltretime, kolona të gjata e bllokime nga autoritetet serbe, mërgimtarët
vazhdojnë pa menduar dy herë të përdorin rrugët e Serbisë. Kjo ka detyruar
Ministrinë e Punëve të Brendshme që të bëjë thirrje që të zgjedhin vendkalimet
kufitare ku ka më pak pritje. “Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim
me Ministrinë e Diasporës dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, janë
duke bërë përpjekje gjatë tërë kohës që pritjet të jenë sa më të shkurta,
mirëpo jo e gjitha varet nga institucionet e Kosovës. Andaj i lusim të gjithë
bashkatdhetarët që udhëtojnë me vetura, të shfrytëzojnë edhe vendkalimet tjera
kufitare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …