Zëvendëskryeministri Limaj, thotë se taksa ndaj Serbisë hiqet atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj

Lideri i NS, Fatmir Limaj: Kushtetuta është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve

Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se akti më i lartë juridik i vendit ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore. Me rastin e 10-vjetorit të miratimit të Kushtetutës, ai ka theksuar se në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve.

“Një dekadë më parë Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën! Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore. Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve. Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës. Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Limaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmi tronditëse: Policët serbë dogjën shtëpi, masakruan civilë dhe dhunuan të burgosur shqiptarë në Dubravë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj dy ish-policëve serbë të akuzuar për krime …