Kirby: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk është kusht i ri

Ambasadori amerikan në Beograd,
Michael Kirby ka përgëzuar Serbinë për hapjen e negociatave me Brukselin, përkatësisht
kapitujt 32 e 35. Duke folur mbi kushtet për shtetin serb, ambasadori amerikan
ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk është një kusht i ri. “
Natyrisht, aty është edhe
normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, dhe kjo është ajo që duhet të
ndodhë, por ky nuk është kusht i ri, për të këtu të gjithë janë të vetëdijshëm”,
ka thënë Kirby, njoftojnë mediet serbe. Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, janë avancuar.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …