Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të shkojë sot në Berlin. Njoftohet se një nga temat qendrore të takimit të tyre do të jetë Kosova. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka paralajmëruar se pritet që temë kryesore e këtij takimi të jetë Kosova, procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani. Mediet në serbi njoftojnë se presidenti Aleksandar Vuçiq do të ketë takime edhe me liderë të tjerë evropianë. “Ata janë fuqitë e mëdha, ne jemi të vegjël, se a do të jemi të suksesshëm…nuk e di”, ka deklarua se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para nisjes për në Berlin.
Kontrolloni gjithashtu
Mosmarrëveshjet VV – Nisma: bashkëpunim i pamundur për Qeverinë Kurti 3
Në skenën politike kosovare po vazhdojnë debatet për mundësinë e krijimit të Qeverisë së tretë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
