Avramopulos paralajmëron vizitë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme,
Skender Hyseni ka pranuar sot një telefonatë nga Komisionari Evropian për Çështje
të Brendshme, Dimitris Avramopulos. Siç bëhet e ditur në kumtesën e lëshuar nga
Ministria e Brendshme, ministri Hyseni dhe komisionari Avramopulos zhvilluan një
bisedë të gjatë, me theks të veçantë mbi procesin e liberalizimit të vizave. Me
këtë rast, zyrtari evropian shprehu përgëzimet për punën e madhe që është bërë
në plotësimin e kushteve të nënvizuara në udhërrëfyes.
Gjatë bisedës, Avramopoulos e
njoftoi ministrin Hyseni se planifikon ta vizitojë Kosovën në janar të vitit të
ardhshëm, për të konstatuar bashkërisht me institucionet e Republikës së
Kosovës progresin rreth vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …