Mustafa: Përkrahja nga grantet e MCC-së do të ndikon fuqishëm në zhvillimin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së
Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen ekzekutive
të agjencisë qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Dana
J. Hyde, ku i është konfirmuar se Kosova është përzgjedhur për të përfituar
përkrahje të fuqishme përmes granteve investuese nga kjo agjenci, e cila
drejtohet nga sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John Kerry. Kryeministri
Isa Mustafa ka shprehur mirënjohjen e thellë të qytetarëve dhe të Qeverisë së
Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të po japin Kosovës në të
gjitha fushat. Vendimi i marrë në takimin e Bordit të MCC-së, do t’i mundësoj
Kosovës financim në shumë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithanshëm
të vendit. Grantet investuese do të përqendrohen në zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik, hapjen e vendeve të punës, fuqizimin shtetit ligjor, luftën kundër
korrupsionit e shumë aspekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që sot t’ ua ndajë pagat të gjithë mësimdhënësve

Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga

Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …