Pas një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT sh.a z.Mustafë Hasani. Mustafë Hasani me profesion Magjistër i Shkencave të Administrimit të Biznesit mban përvojë shumë vjeçare në pozita të larta menaxheriale si Drejtor Gjeneral në Administratën Tatimore të Kosovës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjensionit për Promovimin e Investimeve, Drejtor i Bordit të Trafikut Urban, angazhime në projekte të ndryshme të Komisionit Evropian dhe së fundi drejtor i Departmentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave. z.Hasani gjithashtu është ligjerues i lëndëve ekonomike në kolegje private në Kosovë. Mustafë Hasani sot ka pranuar detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.
Kontrolloni gjithashtu
Vuçiq përplaset me shefin e BE-së: Nuk pranon kërkesën për të mbajtur përgjegjës sulmuesit e Banjskës
Në një takim që ngjalli tension diplomatik në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
