Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar deputetit të AAK-së, Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj, ndërsa për deputetët tjerë të arrestuar gjatë ditës së djeshme ka caktuar masën e paraqitjes në polici dy herë në javë gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme. Glauk Konjufca tha se ky vendim është i padrejtë dhe se policia dje nuk ka treguar asnjë dokument për urdhërarrest dhe vetëm i kanë marrë dhe i kanë shoqëruar në polici. Se a do të marrë pjesë më në seanca, Konjufca tha se nuk do të tregojë se çka do të bëjë, për shkak se këto do të mund t’i përdorte policia kundër tij.
Kontrolloni gjithashtu
Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …