Ministri Lluka: Qeveria e Kosovës nuk do të shpenzojë asnjë cent nga buxheti i saj për “Kosovën e Re”

Ministri Lluka: Qeveria e Kosovës nuk do të shpenzojë asnjë cent nga buxheti i saj për “Kosovën e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë sonte se Qeveria e Kosovës nuk është ajo që do ta financoj termocentralin “Kosova e Re”. Në një postim në rrjetin social, Lluka ka shkruar se duke marrë parasysh faktorët mjedisorë dhe faktorët e kostos, Qeveria u përcaktua se Termocentrali ‘Kosova e Re’ është zgjidhje e nevojshme për periudhën afatgjatë, duke mundësuar pavarësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe duke mundësuar kalimin më të sigurt energjetik nga energjia që varet nga linjiti drejt Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë. Lluka ka theksuar se Termocentrali “Kosova e Re” do të dizajnohet dhe ndërtohet për një jetëgjatësi operacionale prej 40 vitesh, kështu që sipas tij, Qeveria do të jetë në gjendje të operojë me termocentralin për periudhën e mbetur prej 20 vitesh.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …