Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvul Çaushoglu, duke folur për marrëdhëniet mjaft të tendosura me Rusinë ka deklaruar se durimit të Turqisë nga provokimet e njëpasnjëshme të Kremlinit po i vjen fundi. Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Rusinë, por durimi ynë ka një kufi ka saktësuar, Çaushoglu. Ai ka bërë të ditur se ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri është bërë me qëllim për ta ndihmuar regjimin kriminal të Assadit. Vetë 8 për qind e sulmeve të Rusisë janë drejtuar kundër ISIS-it ndërsa 92 për aind e sulmeve kundër opozitës dhe forcave që kundërshtojnë regjimin e Assadit, ka thënë mes tjerash ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çaushogllu. ( Al-Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
