Lufta në Afganistan, e cila filloi në vitin 2001, Amerikës i ka kushtuar 975 miliardë dollarë e qindra mijëra të vrarë dhe të gjymtuar

Nga dy sulme në Kabul u vranë 29 njerëz, në mesin e tyre edhe tre korrespondentë të Radios-Evropa e Lirë

Nga dy sulme të koordinuara vetëvrasëse në Kabul janë vrarë së paku 29 persona, përfshirë tre korrespondentë të “Radios Evropa e Lirë” dhe së paku pesë gazetarë të tjerë. Policia ka bërë me dije se së paku 45 veta janë plagosur dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet. Përgjegjësinë për sulmet e mori grupi militant Shtetit Islamik. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë thënë se njëri sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në lagjen Shash Darak, pranë ndërtesave të shërbimeve të inteligjencës. Sulmi i dytë ka ndodhur 20 minuta më vonë, kur një sulmues vetëvrasës, duke pretenduar se është gazetar, ka hedhur veten në erë jashtë Ministrisë për Zhvillim Urban, ku kanë qenë të mbledhur gazetarë. Gazetarët e “Radios Evropa e Lirë” janë në mesin e shtatë pjesëtarëve të medieve të vrarë në sulmin e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend. Krasniqi në një postim shkruan se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar edhe rreth qëndrimeve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme. Në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së, takova ambasadorin e Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka njoftuar Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi takoi ambasadorin amerikan, Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar  ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë …