Brickos

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur sot në një takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur sot në një takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur sot në një takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ata  kanë folur për projektin e zvarritur me vite për Spitalin e Prishtinës. Ministri Ismaili, ka thënë se ky projekt, më në fund, do të bëhet realitet dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti. “Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit. Projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore” tha ministri Ismaili dhe shtoi se ndërtimi i këtij spitali është një nga prioritetet e tij. do të bëhet me spitalin e saj dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti”, tha ai. Më tej, ministri Ismaili tha se parakusht duhet të jetë lokacioni që projekti të nis sa më parë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se mirëpret bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë për Spitalin e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …