VV: Policia me urdhra të Mustafës e Thaçit, po persekuton opozitën

Vetëvendosje, ka mbajtur një konferencë
për medie, ku ka akuzuar Qeverinë për arrestimet e fundit të deputetëve të opozitës.
Deputetja e kësaj partie, Aida Dërguti ka thënë se si pasojë e deklaratave të
Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, policia mori urdhra për t’i përndjekur deputetët
opozitarë. “
Fillimi i
përndjekjeve politike është si pasojë e deklaratave të Isa Mustafës dhe Hashim
Thaçit të cilët dhanë urdhëra për arrestime dhe si pasojë kemi 8 deputetë të
përndjekur politikisht”, ka thënë Dërguti. Ndërkaq, deputeti tjetër, Glauk
Konjufca, akuzoi drejtësinë në vend, për të cilën tha se nuk është e pavarur. “Sot
Isa Mustafa kontrollon totalisht drejtësinë dhe e shfrytëzon për përndjekje
politike të opozitës së bashkuar. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është përdorim
i armëve është keqinterpretim”, ka thënë deputeti, Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …