Për herë të parë që nga paslufta, më 9 dhjetor të vitit të
2014, LDK e mori drejtimin e Qeverisë së vendit në një koalicion me subjektin
më rival, PDK-në. Subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se Qeveria Mustafa është e dështuar. Kjo Qeveri më shumë është marrë me menaxhimin e krizave
dhe me plotësimin e kushteve të vëna nga Lista Serbe, sesa me planin qeverisës.
Ky koalicion gjatë fushatës zgjedhore pati garantuar uljen e papunësisë, gjenerim të vendëve
të punës zhvillimin e hovshëm ekonomik, rritjen e pagave, integrimin në BE,
liberalizim të shpejtë të vizave etj. Pas
një viti bashkëqeverisjeje, premtimet për punësimin e 200 mijë qytetarëve për 4
vjet, kanë mbetur vetëm premtime boshe, të cilat përveç akomodimit në qeverisje
dy figurat politike, Isa Mustafën në krye të Qeverisë dhe Kadri Veselin në krye
të Kuvendit, thuhet se nuk solli ndryshime të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …