Në zonën e Radavcit të Pejës është aksidentuar një autobus me ç’rast janë lënduar dhjetëra udhëtar

Në zonën e Radavcit të Pejës është aksidentuar një autobus me ç’rast janë lënduar dhjetëra udhëtar

Në zonën e Radavcit të Pejës, në vendin e quajtur “Dedesh”, është aksidentuar një autobus me ç’rast janë lënduar dhjetëra udhëtar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka njoftuar se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Pejës. Ndërkohë, nga Spitali i Pejë bëjnë të ditur se pas aksidentit të autobusit, në Spitalin e Pejës janë paraqitur për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit. “Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 25 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës.  Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …