Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është
lënë i lirë nga Prokuroria. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të
ditur se klienti i tij është mbrojtur në heshtje. “Me
ftesë të policisë, z. Lekaj u paraqit se pari në polici e pastaj
në Prokurori. Përndryshe, i njëjti u mbrojt ne heshtje dhe u lirua ne
procedurë te rregullt. Sa herë që ka nevojë z. Lekaj do ti përgjigjet
ftesave të Policisë dhe Prokurorisë”, ka thënë avokati Koci. Gjatë ditës së
sotme, deputeti Pal Lekaj është thirrur për intervistë nga Prokuroria, pasi
dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
