VV: Qeveria nuk ka rrugë tjetër pos të tërhiqet nga Marrëveshjet

Vetëvendosje ka reaguar pas
ndalimit të deputetit të AAK-së, Pal Lekaj nga Prokuroria. Për këtë subjekt, ky
rast e shpërfaq edhe njëherë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës e cila në njërën
anë bën thirrje për dialog, dhe në anën tjetër vazhdon me arrestimin e
deputetëve të opozitës. “Deputeti Pal Lekaj u dërgua para prokurorisë për shkak
se ka kundërshtuar, së bashku me të gjithë deputetët e opozitës, ‘Zajednicën’
dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ky rast, e shpërfaqë edhe njëherë hipokrizinë
e Qeverisë së Kosovës. Ajo në njërën anë po do që të duket e hapur për dialog
dhe qetësim të situatës ndërsa në anën tjetër nuk po e ndal represionin
autoritar ndaj opozitës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Më tej, ky
subjekt vlerëson se nuk ka rrugë tjetër për Qeverinë, përpos të tërhiqet nga
marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi si dhe t’i lirojë të gjithë të
burgosurit politik.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …