Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke akuzuar drejtuesit e institucioneve, të cilat po mbajnë në Prokurori, deputetin, Pal Lekaj. Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive kundër deputetëve të opozitës. Pikërisht në ditën për kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj, nga AAK, për ta shtuar presionin politik e policor mbi të zgjedhurit e popullit. I bëjmë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, sepse opozita nuk zbrapset nga kauza e saj e drejtë pavarësisht arrogances dhe masave që po përdor pushteti, thuhet në reagimin e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
