leoni

Agron Kuçi, për dalje nga kriza aktuale propozon formimin e një qeverie të unitetit e besimit

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, duke komentuar situatën e fundit politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, ka propozuar si zgjidhje për dalje nga kriza aktuale formimin e një qeverie të unitetit, shpresës dhe besimit. Kuçi në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kjo qeveri e unitetit do të duhej të përbëhej nga të gjitha partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, kjo qeveri e unitetit do të kishte para vetës 7 pika, me të cilat do të duhej të merrej.

Postimi i plotë i Agron Kuçit:

E ndodhur Kosova para një situate jashtëzakonisht të rëndë politike, sociale, dëshpëruese ekonomike, me një depresion të përgjithshme qytetar dhe me një klasë pa urtësi politike, Kosova po hyn drejt një situate të pashpresë dhe pa te ardhme… Duke qenë sinonim i unitetit të popullit dhe duke qenë gjithnjë në shërbim të Republikës, duke marrë parasysh sakrificat shekullore të popullit tonë, për njerëzit e sotëm të Kosovës dhe të ardhmen e brezave që vijnë, është në përgjegjësinë e presidentes, të merr vullnetin e forcave politike të Kuvendit dhe ta mandatojë një qeveri të unitetit, shpresës dhe besimit, e cila do të përbehej nga të gjitha forcat politike të Kuvendit dhe jashtë tij, dhe njerëz me integritet të lartë moral, kombëtar eprofesional.

Në mandatin e qeverisë së unitetit, shpresës dhe besimit detyrë e parë është:

1. Rikthimin e besimit qytetar në institucionet e shtetit dhe shpresës për të ardhmen perspektive të vendit.

2. Rinegocimin e marrëveshjeve të 25 gushtit, (zajednica dhe demarkacioni).

3. Riformatizimi substancial i dialogut me Serbinë, në Bruksel.

4. Reformën e plotë të Kodit Zgjedhor.

5. Zgjedhjen e presidentit konsensual.

6. Amandamentimin e Kushtetutës dhe

7. Zgjedhjet parlamentare, pas nëntë muajve në shtator – 2016.

Vendimi i presidentes në këto ditë të vështira për Kosovën, është sa i domosdoshëm politik e kushtetues, është aq edhe human e patriotik, e cila ka përkrahjen e gjerë të popullit të Kosovës dhe miqve ndërkombëtare

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …