Pasojat e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pashëruara derisa nuk zbulohen të pagjeturit

 Pasojat e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pashëruara derisa nuk mbyllet plaga e të pagjeturve, e cila për 16 vjet me radhë po instrumentalizohet nga politika. Derisa Qeveria e Kosovës nuk ka treguar interesim të duhur që çështjen e 1650 personave të zhdukur ta vënë si temë bazë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Qeveria e Serbisë po bën politikë me të pagjeturit. Partitë opozitare në Kosovë thonë Qeveria e Serbisë e di saktë se ku janë kosovarët e zhdukur, por vazhdimisht po mundohet ta minimizojë çështjen, deri në zhdukjen e gjurmëve të krimit. Madje, sipas tyre, kjo temë nuk dialogohet, por duhet të jetë kusht i dialogut. Ata madje kujtojnë faktin se Serbia obligohet nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Për më tepër, subjektet politike opozitare në Kosovë përgjegjëse për moszbardhjen e fatit të të pagjeturve e bëjnë edhe Qeverinë e Kosovës pasi, sipas tyre, po iu nënshtrohet kërkesave të Qeverisë serbe. 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …