Mijëra
qytetarë morën pjesë në Manifestimin e sotëm në Gjakovë, për t’i thënë JO Marrëveshjes
për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe asaj për shënjimin e kufirit
me Malin e Zi. Në protestën e organizuar nga Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, krerët
e këtyre subjekteve iu drejtuan protestuesve të mbledhur me nga një fjalim.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se me Gjakovën do të nisin manifestimet që
do të mbahen në tërë Kosovën. Në vazhdim, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri
deklaroi se Republika nuk e pranon as Zajednicën dhe as faljen e tokave. Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha
se Gjakovën e kanë zgjedhë që t’i nisin manifestimet sepse nga ky vend janë
dhënë shumë mesazhe për Kosovën. Ai theksoi se nuk do të lejojnë që pushteti ta
ndajë vendin dhe të falë tokë.
Kontrolloni gjithashtu
Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
