Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se grupet për të drejtat e njeriut në Francë, konstatojnë se mbyllja e xhamive në Paris e vende të tjera nuk do t’i ndalojë aktivitet terroriste, përkundrazi veprimi i tillë do të sjellë edhe më shumë ekstremizëm. Deri tani Franca ka mbyllur tri faltore islame, në Paris, ndërkohë që pritet të mbyllen edhe 150 të tjera, si reaksion kundër sulmit nga militantët e ISIS-it më 13 nëntor 2015, me ç’ rast u vranë 130 civilë të pafajshëm. Në Francë ka më shumë se 2500 xhami, ku lutjet e tyre i kryejnë qytetarët e Francës me origjinë nga Algjeria, Maroku, dhe përgjithësisht nga vendet arabe e islame. Imamët në Francë shprehin habi për një vendim të tillë të Qeverisë, duke qenë se ata konsiderojnë se ISIS-i nuk ka asgjë të përbashkët me islamin.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
