Aktivistë të partive opozitare realizuan një aksion kundër veprimeve të Qeverisë

 Aktivistë të partive opozitare realizuan një aksion kundër veprimeve të Qeverisë. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinës dhe kanë marshuar drejt Stacionit të Policisë në Qendër. Ata mbanin pankarte me mbishkrime “S’ka dhunë që na ndalë”, “Liri deputetëve!, Poshtë diktatura! Pjesëmarrësit në aksion duke shfaqur mllefin e tyre ndaj veprimeve të Qeverisë theksonin se veprimet e opozitës nuk janë bërë nga qejfi por nga pakënaqësitë dhe se deputetët e Kosovës nuk janë zgjedhur vet, por nga votat e popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …