Haradinaj: Qeveria mbetet e përkushtuar që investimet nga diaspora ta gjejnë hapësirën e duhur

Haradinaj: Qeveria mbetet e përkushtuar që investimet nga diaspora ta gjejnë hapësirën e duhur

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ndërmarrësin e suksesshëm, Avdi Tafilaj me të cilin ka biseduar mbi mundësitë e investimeve nga diaspora në Kosovë. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri Haradinaj ka shfaqur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë dhe ka theksuar se ata do ta kenë mbështetjen e Qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur. “Bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin tonë të përbashkët, Kosovën” ka deklaruar kryeministri, Ramush Hardinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …