Haradinaj paralajmëron protesta të reja

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj
ka vlerësuar se Kuvendi më shumë po i ngjan një baze policore sesa një Kuvendi
normal. “Vetë fakti që janë rreth 600 trupa brenda kuvendit e dëshmon se kjo
është shndërruar në kazermë e jo në Kuvend”, është shprehur deputeti, Daut
Haradinaj. Ai në vijim, ka paralajmëruar protesta të reja, nëse Qeveria nuk tërhiqet
nga marrëveshjet, të cilat sipas tij, cenojnë sovranitetin dhe integritetin
territorial të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …