Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se nuk do të ketë dorëheqje nga kërkesa e pajisjes së nxënësve shqiptar në Kosovën Lindore me libra në gjuhën shquipe të cilat janë donacion e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës. Ai i ka deklaruar agjencisë serbe të lajmeve BETA se për realizimin e kësaj kërkese janë mbajtur disa protesta në të cilat kanë marrë pjesë nxënësit shqiptar. Në doganën e Preshevës tash e tre muaj gjenden 103.220 libra, dhuratë nga MAShT dërguar për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Këto libra janë sipas programit evropian dhe në to nuk ka kurrfarë provokimesh. Mbajtja në terminal është politikë e keqe e Beogradit, ka theksuar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
