Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Ka përpjekje për intolerancë fetare dhe asgjësimin e kulturës shqiptare islame në Kosovë

Kohët e fundit Kosova po lëkundet nga valët e komenteve agresive, deri vone të qeta, që më vonë mund të eskalojnë dhe të dalin jashtë kontrollit, nëse në Kosovë nuk vendoset debati shoqërore dhe demokratik, për të gjitha çështjet e hapura. Edhe më keq, paqja dhe toleranca ndërfetare ka filluar të bëhet gangrenoze, ngase “intelektualë” të pacipë po shfrytëzojnë vakuumin e mosfunkcionimit të shtetit të Kosovës dhe po shigjetojnë harmonin fetare me sulme të parreshtura dhe të njëanshme të njërës fe kundër tjetrës, fjalori i tillë deningrues mund të rrezikojë paqen e proklamuar ndërfetare dhe mund të rrezikojë interesat nacionale të shqiptarëve dhe të Kosovës. Përfundimisht secili intelektual e ka për detyre të kryej detyrat e shtëpisë në shtëpinë e vet, por edhe të bëhet arbitër, jo njëra palë religjioze t’a mësojë palën tjetër se si duhet të sillet. Fundja nëse dëshirohet që të zbuten dallimet fetare duhet të kërkohen referenca afrie e jo ndarjeje…

Sa kemi krekosje dhe shtrembërime deri në përbuzje për ata që kryejnë ritet fetare islame të fyhen me ofiqe të ndryshme, që kalojnë në histeri, duke përdorur edhe fjalor racist, për të bërë pastrimin etnik-fetar për t’i hedhur ata herë në Afrikë e herë në Azi, është e padurueshme kjo përpjekje për asgjësimin e kulturës shqiptare islame në Kosovë. Respekti reciprok dhe i sinqerte është i domosdoshëm, por ky respekt nuk duhet te ketë karakteristikat moniste, por të jetë burimor, duke ia uruar festat njëri tjetrit, jo përqeshjet dhe ofendimet. Pragmatizmi fetar është  çelësi.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …