Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkon nga Prokuroria të veprojë menjëherë që të shpëtohet Telekomi

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkon nga Prokuroria të veprojë menjëherë që të shpëtohet Telekomi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një konference ka theksuar së situata e krijuar në Telekomin e Kosovës është si shkak i krimit dhe korrupcionit. Ai ka kërkuar nga Prokuroria të veprojë menjëherë që të shpëtohet Telekomi i Kosovës.

“Në Telekom janë bërë krime dhe nuk janë bërë hetime. Në Telekom nuk janë lejuar investimet dhe vazhdimisht Telekomi është kërcënuar me privatizim. Telekomi i Kosovës edhe mund të shpëtohet edhe te zhvillohet. Prokuroria të veprojë menjëherë. Pra, është e mundshme edhe të shpëtohet edhe të zhvillohet. Ndërsa, profesori i telekomunikacionit Ismet Hamiti, tha se Prokuroria e shtetit e ka në dorë ta shpëtoj Telekomin e Kosovës. Këtë mesazh kisha pas dëshjrë të tregohet dhe të kuptohet nga publiku”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …