leoni

Përfaqësuesit e Opozitës i kanë dorëzuar Peticionin, kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga

Përfaqësuesit e Opozitës: Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami, nga Nisma për Kosovën, i kanë dorëzuar kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, peticionin me të cilin kundërshtohen marrëveshjet në dialogun me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin.  Sipas përfaqësuesve të opozitës, janë mbledhur mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin. Pas dorëzimit të peticionit, opozitarët thanë se presin nga kryetarja që ta respektojë këtë peticion dhe të reflektojë kundër  kërkesave të tyre për anulimin e marrëveshjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …