Donald Trump

Kryetari i Amerikës, Donald Trump, organizoi “Iftarin e parë” për muajin e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Amerikës, Donald Trump u ka uruar Ramazanin të gjithë  myslimanëve në Amerikë dhe kudo anembanë botës. Sipas agjencisë AP, ai e befasoi komunitetin mysliman me këtë veprim, pasi kishte shmangur mbajtjen e “iftarit”, në vitin e kaluar. Duke folur në iftar, pasi u kishte dhënë fund aktiviteteve ditore, ai ofroi një mesazh unifikimi për komunitetin mysliman në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. “Ne jemi mbledhur këtu  së bashku në këtë mbrëmje, sepse ne respektojmë traditën botërore të një prej feve më të mëdha të botës”, ka thënë, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald  Trump, para  ambasadorëve të pranishëm në iftar të  shumë shteteve me shumicë myslimane, si nga Arabia Saudite, Kuvajti, Jordani  dhe nga Emiratet e   Bashkuara. (Al-Xhazira, RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …