Brickos

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u prit në Vjenë nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës u prit në Vjenë nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetët e pozitës dhe opozitës, është pritur sot në Vjenë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Austrisë, Anderas Shieder. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetëror, ndërsa u vlerësua përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë që nga fundi i këtij viti të udhëtojnë pa viza në Evropë. Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, ishin të njëzëshëm sa i përket përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave dhe kërkuan mbështetjen e Austrisë, sidomos tani që nga 1 korriku ajo merr udhëheqjen e Këshillit Evropian. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga Parlamenti i Austrisë, Anderas Schieder, u zotua për ofrimin e përkrahjes meritore të institucioneve të shtetit austriak dhe të atyre të BE-së për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …