Deputetja, Vjosa Osmani, përfaqëson Kuvendin në Samitin Global të Grave në Politikë

Deputetja, Vjosa Osmani, përfaqëson Kuvendin në Samitin Global të Grave në Politikë

Me ftesë të Kuvendit, kryetares së Lituanisë dhe organizatës ‘Women Political Leaders -WPL’, deputetja Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, po përfaqëson Kuvendin e Kosovës në Samitin Global të Grave në Politikë. Gjatë këtyre dy ditëve, mbi 200 deputete nga 80 shtete kanë diskutuar për rritjen e rolit të Parlamenteve në arritjen e barazisë gjinore, rolin e grave në çështje të paqes e sigurisë, fuqizimin politik dhe ekonomik të grave dhe shumë tema të tjera. Deputetja Osmani kishte mundësi të takojë Presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaité dhe të bisedojë me të për përkrahjen e Kosovës në organizata shumëpalëshe. Ajo po ashtu është takuar edhe me shumë delegacione të shteteve të tjera, përfshirë deputete nga Indonezia, Kenia, Bolivia, Pakistani, Maroko, si dhe deputete e senatore nga shtetet anëtare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …