19 vite më parë kapitulloi Serbia dhe u detyrua t’i tërheq forcat e saj shqiptar vrasëse nga Kosova

19 vite më parë kapitulloi Serbia dhe u detyrua t’i tërheq forcat e saj shqiptarë-vrasëse nga Kosova

19 vite më parë, Serbia u detyrua t’i tërheq forcat e saj ushtarake e policore  nga Kosova. Marrëveshja për dhënien fund të luftës u nënshkrua më 9 qershor të vitit 1999, në Kumanovë e njohur si Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës,  me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë. Kjo marrëveshje e detyroi Serbinë të largojë forcat e saj ushtarake dhe policore nga Kosova të cilat për dy vite radhazi kishin vrarë e masakruar mijëra shqiptarë, fëmijë, pleq e gra, kishin dhunuar mijëra femra, kishin dëbuar rreth një milion shqiptar dhe kishin djegur dhe shkatërruar qindra vendbanime e qindra mijëra ekonomi familjare anekënd Kosovës. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë dhe luftës dyvjeçare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 11 qershor 1999 në Prishtinë kanë hyrë forcat ushtarake të UÇK-së, të Zonës së Llapit ndërsa më 12 qershor kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, pas dëbimit të forcave ushtarake kriminale të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …