Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka përgëzuar dhe ka mbështetur Policinë e Kosovës për sjelljen në protestën e fundit të opozitës. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë përdorimin e vazhdueshëm të dhunës për arritjen e qëllimeve politike. Apelojmë për respektim të sundimit të ligjit, procedurave demokratike dhe normave ndërkombëtare. Dhuna politike është e papranueshme dhe e dëmton reputacionin e të gjithë qytetarëve, si dhe pozitën ndërkombëtare të saj. Askujt nuk i sjell dobi kjo dhunë. Përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar”, ka deklaruar ambasadori Delawie, i cili krejt njëanshëm ka marrë qëndrim por koalicionit qeveritar dhe kundër forcave poltike në opozitë.
Kontrolloni gjithashtu
Hysni Gucati: “Dielli do të lindë përsëri”, mesazh shprese dhe paralajmërim për një pranverë politike
Hysni Gucati ka shpërndarë një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, të shoqëruar me një mesazh …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
