leoni

Kryeministri Haradinaj priti në takim ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse, Bintou Keita

Kryeministri Haradinaj u takua me ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse, Bintou Keita

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse, Bintu Keita.  Ai me këtë rast falënderoi Kombet e Bashkuara për rolin e tyre të rëndësishëm në fazat e hershme të shtet-ndërtimit dhe kontributin që kanë dhënë agjencitë që operojnë me këtë emër për shumë projekte dhe procese të rëndësishme për vendin. “Roli i Kombeve të Bashkuara ka qenë i pazëvendësueshëm në etapat e para të shtet-ndërtimit dhe arritjes së paqes në vend. Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe anëtarësimin e plotë në OKB”, tha kryeministri Haradinaj. Ai, po ashtu, foli për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë, si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se vendi ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në promovimin e paqes në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …