leoni

Time Kadrijaj thotë se padrejtësitë nuk po ndalen dhe se kjo po shihet në rastin e gjeneralit Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj: Fitorja e UÇK-së, ditët që po i jetojmë sot të lirë, na motivojnë për të punuar për një shtet më të fortë

Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar ditën e çlirimit të Komunës së Gjakovës. Ai përmes një postimi në rrjetin social, ka shkruar se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditët që po i jetojmë sot të lirë, janë motivim për të punuar për një shtet më të fort.

“Duke kujtuar me krenari të kaluarën e lavdishme, sakrificën e Dëshmorëve të Kombit dhe Martirëve, kontributin e Luftëtarëve të UÇK-së, ju uroj Ditën e Çlirimit. Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditët që po i jetojmë sot të lirë, na motivojnë të punojmë që fëmijëve, nipave e mbesave, të ju japim në trashëgim një shtet të fortë e një të ardhme të ndritur. Lavdi Dëshmorëve të Kombit Urime Dita e Çlirimit”, ka shkruar Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …