Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës mbajtën takim me përfaqësuesit e AKP-së

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës mbajtën takim me përfaqësuesit e AKP-së

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës mbajtën takim me përfaqësuesit e AKP, ku u pritën nga Drejtori për Koordinim Rajonal z. Petrit Ibraj me bashkëpunëtor. Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit dhe sigurimi i informacioneve të nevojshme në lidhje me tokat që AKP ka në dispozicion për investitorët dhe palët e interesuara. Në këtë takim kryetari i odës z. Skënder Krasniqi theskoi se gjatë takimeve që Oda e Afarizmit të Kosovës është duke mbajtur me investitorë vendorë dhe të huaj është duke parë mundësinë e tërheqjes së tyre në Kosovë dhe për të bërë një gjë të tillë është shumë e nevojshme që të ju prezentojmë ofertat dhe mundësitë konkrete palëve të interesuara. Krasniqi gjithashtu theksoi se Odës i nevojitet informatë konkrete nga AKP-ja në lidhje me sipërfaqet që AKP i ka dispozicion në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë sipërfaqet bujqësore dhe objektet.

Nga ana tjetër z. Ibraj theksoi se problematikë kryesore janë kufizimet që janë të rregulluara me udhëzimet e brendshme kur kohëzgjatja e kontratave të qiradhënies është vetëm 6 muaj deri në 1 vit maksimumi sepse ligji nuk e lejon ndryshe. Megjithatë AKP ka një listë të aseteve të pashitura ku përfshihen edhe tokat bujqësore, dhe informatat e nevojshme do të i përcjellin tek Oda.

Me këtë rast Oda do të krijojë një pikë kontakti me sektorin e AKP-së, ku të gjithë anëtarët do të mund të drejtohen me kërkesat specifike dhe do të sigurohet një përgjigje e shpejtë. Z.Ibraj theksoi se sipas vendimeve të bordit, AKP-ja nuk mund të negocioj drejtëpërdrejtë me investitorë, por me kërkesën e investitorit, sipërfaqën apo objektin e caktuar, brenda një afati dy mujorë mund ta vendos në Valën e privatizimit.

OAK dhe AKP u pajtuan që të ofrojnë mundësi bashkëpunimi të ndërsjelltë mes të dyja palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …