Eulex

EULEX-i do ta marrë përsipër ndalimin dhe arrestimin e luftëtarëve të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale

Qeveria e Kosovës i ka vazhduar punën EULEX-it, edhe për dy vite të tjera. Mandati i ri i tij do të jetë vetëm monitorues dhe këshilldhënës në rastet gjyqësore.  Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, thotë se arsyeja e vazhdimit të punës së EULEX-it lidhet direkt me fillimin e punës së Gjykatës Speciale. Sipas tij, mosefikasiteti i institucioneve vendëse të drejtësisë në arrestimin dhe gjykimin e personave të akuzuar për krime lufte, do të bëjë që EULEX-i të ketë detyrën e arrestimit të personave që mund t’iu ngriten akuzat. Është misioni i EULEX-it, i cili do ta merr përsipër këtë pjesën e ndalimeve, arrestimeve dhe gjithë kësaj faze paraprake, para se të fillojë gjykimi kundër luftëtarëve të UÇK-së  me aktakuza për krime lufte”, ka thënë Nrecaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …