Zeqir Bekolli

Zeqir Bekolli: Kush jeni Ju që po ua vrisni buzëqeshjet fëmijëve tanë?!

Posa kanë përfunduar klasën e nëntë fëmijët anekënd Republikës së Kosovës. Me ëndrrat e tyre fëmijërore për profesionet e jetës ua mësyjnë shkollave të mesme anë e kënd vendit, mbi bazën e konkurseve publike, që tashmë janë hapur nga drejtoritë komunale të komunave të Kosovës. Por vetëm në ditën e dytë të konkurseve,disa nxënës entuziastë nga zonat rurale u zhgënjyen keq, ose u kthyen nëpër shtëpitë e tyre duke qarë sepse ëndrra e tyre, një e drejtë qytetare nuk po iu përmbushet, për shkak të teknokracive komunale, të cilat pa u bazuar në asnjë akt ligjor ua vrasin fëmijëve tanë ëndrrat, duke mos i lejuar të regjistrohen aty ku dëshirojnë. Këto teknokraci, që u manifestuan në Kryeqytet, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe në mjedise të ndryshme të vendit, shkelin të drejtat elementare të fëmijëve, duke mos lejuar konkurrencën në njërën anë, dhe për t’ua hapur dyert nepotizmit dhe korrupsionit në anën tjetër.

Konkurset janë publike dhe fëmijët tanë kanë të drejtë të konkurrojnë aty ku e shohin vetën, sepse kjo është e drejtë fondamentale e tyre. Prandaj, me të drejtë, ne si prindër pyesim: Kush jeni ju që ua vrisni buzëqeshjet fëmijëve tanë?! Kush jeni ju o mendësi autokratike dhe të korruptuara, që i demoralizoni i traumatizoni fëmijët tanë ende pa e nisur misionin e jetës dhe të ëndrrave të tyre fëmijërore?! Kush jeni ju, që e mohoni sistemin e vlerave dhe e ngulfatni konkurrencën, e nuk veproni siç vepron bota e qytetëruar?!

Mos i lëndoni fëmijët tanë, se ata janë margaritarët dhe e ardhmja e vendit, o mendje të mykura, se një ditë do të pendoheni me veprimet që i keni ndërmarrë, sepse me ketë mendësi e keni sjellë këtu ku është arsimin, që është themeli i kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …