Kryeprokurori i Prishtinës,
Imer Beka ka bërë të ditur se Prokuroria i ka ftuar për intervistim deputetët e
Vetëvendosjes dhe ata të AAK-së për hedhjen e gazit lotsjellës në seancat e
Kuvendit të Kosovës. Sipas kryeprokurorit, deputetët, Albin Kurti, Faton Topalli,
Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë afat që deri me 17 nëntor të
paraqiten në Prokurori. Por, deputetët opozitarë thonë se nuk e kanë ndërmend t’u
përgjigjen këtyre ftesave. Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Buyjupi ka porositur
kryeprokurorin, Beka që t’i adresojë pikat e Raportit të Progresit, për
luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …