Ministri Hasani prezanton para bizneseve italiane mundësitë që ofron Kosova për investime

Ministri i MTI-së, Bajram Hasani prezanton para bizneseve italiane mundësitë që ofron Kosova për investime

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, para bizneseve italiane ka prezantuar mundësitë që ofron Kosova për investime në Forumin për Investime Kosovë – Itali. Me këtë rast, ministri Hasani u ka treguar përfaqësuesve të bizneseve se Kosova ka punuar shumë në lehtësimin e politikave fiskale dhe në eliminimin vështirësive administrative.  Ky forum i cili u mbajt në Padova, u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë në bashkëpunim me dhomën e tregtisë në Padova Promex dhe Odën e Tregtisë Itali-Kosovë. Para bizneseve italiane prezantova kushtet që ofron vendi ynë”, ka shkruar Hasani në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …