Ganimete Musliu: Të shkarkohet ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po e rrezikon imazhin e FSK-së

Ganimete Musliu: Pse neve na ndrydhet e përdhoset identiteti ynë nga secili kudo, ndërsa të tjerët vijnë e na provokojnë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj flamujve që serbët mbajtën në duar gjatë festës së quajtur “Vidovdan” dje në Gazimestan. Ajo ka shkruar se ky provokim i serbëve që e bënë në Kosovë nuk duhet të tejkalohet në heshtje.

“Provokimet e djeshme qe beri Serbia ne mes te Kosovës ne Gazimestan po provohet te kalohen ne heshtje nga Institucionet tona shtetrore!!! Kjo eshte e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polic e kontrolla kufitare, a kemi ne Shtet? A harruam ne qe vetem pak dite me pare u maltretuan dhe u bastisen artistet tane ne kufi me Serbine dhe nuk lejuan te kalojne kufirin veprat e artit qe permbanin simbole kombetare! A harruam ne qe FIFA vetem dy -tri dite me pare denoj djemte tane vetem pse festuan duke bere me duar Shqiponjen? Pse neve na ndrydhet e perdhoset identiteti yne nga secili kudo e kurdo, ndersa te tjeret lejohen te na vijne te hunda me provokime te tilla??? Ky provokim nuk duhet te tejkalohet ne heshtje! O SHTETI o MILETI duhet ti jap pergjigjeje!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …