Raportet tona me partnerët ndërkombëtarë kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin thotë, Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj: Austria mike të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se është i bindur se këtë momentum të krijuar në rajonin tonë do ta fuqizojë edhe më shumë presidenca e radhës nga Austria.

“Kancelarit, Sebastian Kurz i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. Në këtë kontekst, pres që Austria mike të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj. Ai  më tej ka shtuar se kryesimi i Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria ka krijuar një frymë të re bashkëpunimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimit të tyre me vlerat dhe strukturat evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …