Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi Arta Markun në detyrën e Prokurores së Përgjithshme në Shqipëri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi Arta Markun në detyrën e Prokurores së Përgjithshme në Shqipëri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në Shqipëri, e ka konfirmuar Arta Marku në detyrën e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme. “Trupi gjykues shqyrtoi të gjitha dokumentacionet dhe zhvilloi një hetim të thellë administrativ në tre shtylla për subjektin e rivlerësimit. Trupi gjykues pasi dëgjoi avokaten, në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 të vitit 2016 e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupi gjykues nga, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin në detyrë të zonjës, Arta Marku”, thuhet në vendim. Edhe në dhënien e vendimit, prokurorja, Arta Marku nuk ishte e pranishme në sallë, por u përfaqësua nga avokatja e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …