U nënshkrua Marrëveshja e bashkëfinancimit për shkëmbim përvojash të nxënësve në SHBA

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe Berat Gegaj, drejtor i Organizatës “Kosovo HOPE”, kanë nënshkruar një Marrëveshje të bashkëfinancimit për shkëmbim përvojash të nxënësve nga Komuna e Suharekës në SHBA. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të ndihmohen nxënësit të hulumtojnë mundësitë për studime universitare dhe përvoja kulturore e arsimore në SHBA, pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Kjo praktikë tash e disa vite po zbatohet në Komunën e Suharekës dhe po sjell rezultate të mira, pasi falë kësaj një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga Suhareka tash studiojnë në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …