Më 19 korrik, në “Innovation Centre Kosovo” do të organizojmë një bisedë të shkurtër me temën “diaspora"

Më 19 korrik, në “Innovation Centre Kosovo” do të organizojmë një bisedë të shkurtër me temën “diaspora”

Më 19 korrik, në orën 18:00, në Innovation Centre Kosovo do të organizojmë një bisedë të shkurtër me temën “diaspora.” Për të parë përtej pyetjes “A është më mirë këtu apo atje?” dhe për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve që jetojnë jashtë shtetit, shpesh referuar si një kolektiv i thjeshtë dhe i përkufizuar posaçërisht me termin pezhorativ ‘Schatzi’, si dhe për tëkuptuar marrëdhëniet e tyre me Kosovën, do të diskutojmë për diasporën me panelistët:

Afrim Bekteshi – Zëvendës Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike

Liza Gashi – Drejtore Ekzekutive e Germin (OJQ, e cila përdorë teknologji dhe kanale virtuale për të lidhur dhe angazhuar anëtarët e diasporës prej Ballkanit Perëndimor në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre të origjinës)

Osman Osmani – Kryetari i shoqatës profesionale “Prointegra.ch” të Zvicrës (shoqatë e cila është ndërtuar nga profesionistë meprejardhje nga Kosova për çështje migracioni)

Adem Ferizaj – MA në Marrëdhëniet ndërkombëtare, Instituti i Studimeve Politike të Parisit (Sciences Po Paris), i rritur në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e ka vlerësuar të arsyeshme takimin në darkë pune me kryeministrin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka vlerësuar të arsyeshme …