Shoqata e Mullisëve kërkon të hetohet mielli “Fellini”, sepse nuk dihet ku prodhohet

Shoqata e Mullisëve kërkon të hetohet mielli “Fellini”, sepse nuk dihet ku prodhohet

“Në tregun e Kosovës është duke u shitur tash e sa kohë një produkt i njohur me brendin “FELLINI” në paketim prej 5 dhe 1 kg në deklaratën e së cilës informatat në lidhje me produktin janë të cekura qëllimisht në formë konfuze dhe të pasaktë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës të Mullisëve të Kosovës. Në reagimin e tyre thuhet se mielli i bardhë “Fellini” është njëri ndër më të konsumuarit nga familjet në Kosovë. Por, ky miell që shitet në shumicën e marketeve kosovare, sipas Shoqatës së Mullistëve të Kosovës shkakton konfuzitet te konsumatorët. Kjo shoqatë ka bërë një ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga e cila ka kërkuar të hetoj nga vije mielli “Fellini”. Kjo kërkesë vije pasi sipas mullistëve, në tiketat që i bashkëngjitën paketimit, herë figuron që mielli është prodhuar në Gjermani, herë në Bosnjë e Hercegovinë e herë në Serbi. Prandaj, ata kanë kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që përmes Inspektoratit të ndaloj shitjen e këtij produkti, derisa të plotësohen kushtet ligjore që dëshmojnë kualitetin dhe të dhënat që janë në interes të konsumatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …